‘Po tallen me përpjekjet e qeverisë britanike’, Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë reklamojnë në rrjete sociale oferta me ulje çmimi për kalimet me kamion

‘Po tallen me përpjekjet e qeverisë britanike’, Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë reklamojnë në rrjete sociale oferta me ulje çmimi për kalimet me kamion

Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon të jetë një problem. Shumë të rinj shqiptarë rrezikojnë jetën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ku më pas përfundojnë në rrugë të gabuara duke u bërë pjesë e bandave që merren me trafik droge.

Qeveria e Rishi Sunak, është zotuar të ndalojë fenomenin e kalimit të paligjshëm nëpërmjet gomoneve apo kamionëve por duket sikur deri më tani, nuk e ka arritur diçka të tillë. Kështu shkruan media britanike Daily Mail në një artikull të publikuar së fundmi ku vë theksin tek ‘ofertat’ e bandave shqiptare të trafikut të qenieve njerëzore, të cilët për sezonin e festave të fundvitit, kanë ofruar ulje të kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe.

Ata e konsiderojnë këtë si një tallje për përpjekjet e ministrave britanikë. Sipas medias britanike, tashmë kalimi me kamionë po ofrohet me 5 mijë paund, dhe jo 8 mijë që paguhen zakonisht.

Një reklamë shqiptare në TikTok, me një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar me 100% sukses.

Një deputet i lartë konservator dhe ish-ministër i kabinetit tha se bandat po shfrytëzojnë absolutisht kaosin në qeveri pasi e shohin se asnjë masë e premtuar ndaj tyre nuk po funksionon.

Bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t'i kontrabanduar ata me avion për 14,000 paund për person.

Mbërritjet nga Shqipëria me gomone kanë rënë që kur qeveria braitanike e caktoi atë një "vend të sigurt", që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe pasi kthehen mbrapsht pas disa ditësh. Por deputetët britanikë paralajmëruan se Zyra e Brendshme ka hequr vëmendjen nga kalimet ilegale të kamionëve.

Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila iu dha një goditje javën e kaluar pasi ministri përgjegjës për të, Robert Jenrick, dha dorëheqjen, duke thënë se nuk do të funksionojë.

Postime në Tik-Tok

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 10/12/2023 08:26

    Nuk behet gje pa Zotin e shtepise. Do beje Shqiptari pa Anglezin. Ca i dini Anglezet e Hollandezet njerez te kulluar. Po ne nga keta i mesuam te gjitha. Nga It nga Hollandez,nga Anglez…

    Përgjigju
    • Or tej: 10/12/2023 15:57

      Patjeter qe ne nga te tjeret i mesuam sepse keto shekujt ishim populli me i ndreshem ne bote or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja