Mediat:Dhëndri i Trump,Kushner i
përfshirë në hetimet e 'Russiagate'
Juristët gati procedurat e shkarkimit të Trump

Mediat:Dhëndri i Trump,Kushner i<br />përfshirë në hetimet e 'Russiagate'<br />Juristët gati procedurat e shkarkimit të Trump
Duket se makthi Russiagate nuk po e lë aspak të qetë presidentin Donald Trump i cili po zhvillon turin e tij të parë jashtë kufijve të vendit në Lindjen e Mesme dhe në Europë.

Por cdo ditë e  më shumë informacione të tjera  të lidhura me ndërhyrjen ruse po dalin në dritë. Tashmë e përditshmja ‘Washington Post’ bën me dije se një funksionar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, shumë i afërt me presidentin Donald Trump është përfshirë në hetimet që po zhvillohen mbi çështjen e njohur si “Russiagate”.

Dhe janë po të përditshmet të cilat hedhin dyshime se ky funksional i lartë nuk është as më shumë e as më pak sesa dhëndri i manjatit, bashkëshorti i Ivanka Trump, Jared Kushner.

Gazeta, që citon burime anonime të mirinformuara, flet për një këshilltar të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë që konsiderohet si “person me interes” në kuadër të “Russiagate”. 

Në këtë pikë FBI dëshiron të  marrë në pyetje Kushner i cili është nominuar këshilltar në Shtëpinë e Bardhë.

Ky zbulim, shkruan më tej gazeta, që e fut hetimin në një fazë jashtëzakonisht intensive, që do të intensifikohet edhe më tej në javët e ardhshme. 

Sa i përket Comey, ish-drejtori i FBI i shkarkuar nga Trump,ky i fundit e cilëson Comey një të cmendur.

Ndërsa ish drejtori i FBI ka pranuar që të dëgjohet në Senat  ku po hetohet edhe cështja Russiagate.Nga ana tjetër CNN shton edhe më tej dozat e një këtij skandali duke raportuar se rusët dëshironin të përdorin ish gjeneralin Flynn tashmë të shkarkuar për të ndikuar tek Trump.

Duket se edhe pse manajti d të qëndrojë jashtë Washington për 9 ditë, trazirat e fundit nuk po i ndahen aspak.

Ndërkohë  një grup juristësh të Shtëpisë së Bardhë  po nisin të bëjnë gati procedurat që parashikojnë shkarkimin e Trump për të paraprirë cdo lloj akuze që mund të bëhet ndaj manjatit.

Si funksionon impeachment/shkarkimi?

Kushtetuta amerikane i lejon Kongresit të shkarkojë  presidentët para përfundimit të mandatit nëse mjaftueshëm ligjvënës votojnë për të thënë se presidenti ka kryer
“tradhëti, kanë pranuar rryshfet, apo kanë kryer shkelje të tjera të rënda”. 3 janë precedentët: Dy prej tyre ishin në prag rrëzimi, por më pas u shfajësuan dhe vazhduan të qëndrojnë në krye të Shtëpisë së Bardhë: Andrew Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clinton në 1998. I treti, Richard Nixon u detyrua të jepte dorëheqjen në vitin 1974, për të shmangur shkarkimin. 

Në fillim, Dhoma e Përfaqësuesve voton mbi një apo më shumë pika të gjykimit. Nëse të paktën njëra prej tyre merr shumicë votash, Presidenti bie, që do të thotë se praktikisht ai do të përballet me padi.

Hapi tjetër parashikon dërgimin e çështjes në Senat, ku zhvillohet një lloj procesi gjyqësor i mbikqyrur nga kreu i Gjykatës Supreme.

Presidenti ka avokatët e tij mbrojtës dhe Senati shërben si juri.

Nëse dy të tretat e senatorëve e shpallin fajtor, kreu i shtetit lë postin dhe frerët e vendit i merr zëvendëspresidenti.
 
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024