Mediat e huaja: Berisha thirrje
shqiptarëve të rrëmbejnë armët 

Mediat e huaja: Berisha thirrje<br />shqiptarëve të rrëmbejnë armët 
Deklarata e ish kryeministrit Sali Berisha për armatosjen e shqiptarëve, ka gjetur vend edhe në mediat ndërkombëtarëve.
 
Mediat prestigjioze botërore si AbcNews, Washington Post, Daily Mail apo dhe agjencia Associated Press (AP), shkruajnë se ish kryeministri ka kërkuar armatosjen e popullit.

Rrjeti televiziv amerikan AbcNews thekson gjithashtu se vetë Berisha ka qenë President në vitin 1997, kur u rrëzua nga pushteti me revoltë popullore, ndërsa shteti përfundoi në anarki, pas falimentimit të firmave piramidale.
 
"Pothuajse të gjitha depot e ushtrisë u plaçkitën, por shumë armë mund të gjenden ende nën tokën e Shqipërisë", thotë ABCNews, duke kujtuar se Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009-ë.
 
Washington Post ka shkruar gjithashtu për deklaratat e Berishës, duke e titulluar "Berisha thërret popullin në kapin armët".
 
Lajmi është pasqyruar edhe nga britanikja Daily Mail.
 
Ish-kryeministri kërkon armatosjen e shqiptarëve duke thënë se qeveria po dështon në përballjen me kriminelët”, shkruan Daily Mail.
 
Më tej ajo shton se Berisha rrezikon 10 vjet burg për këtë deklaratë.
 
Deklaratat e Berishës kanë gjetur pasqyrim edhe në mediat e vendeve fqinje, duke e cilësuar si të pazakontë dhe një thirrje e rrezikshme që paralajmëron deri edhe luftë civile. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët