TIRANE - Mediat e huaja kanë kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Gjigandi i mediave “BBC” e nis artikullin me titullin : “Mbyllja e Votimit, çështja kyçe e Shqipërisë”. Dy partitë politike kryesore të Shqipërisë kanë vetëshpallur fitoren në zgjedhjet që shihen si një provë vendimtare të përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE.

Agjencia e lajmeve “Reuters” në analizën e saj mbi vendin tonë shkruan se të dy palët politike vetëshpallen fitues ndërkohë që zgjedhjet po shikohen nga afër nga Perëndimi me shqetësim mbi demokracinë e vendit anëtar të NATO-s. 

“Financial Times” e nis artikullin se Exit-poll-et i dhanë koalicionit të qendrës së majtë të Edi Ramës një kryesim të fortë mbi Partinë Demokratike, e cila e ka qeverisur këtë vend të varfër ballkanik për tetë vitet e fundit. Kurse PD-ja e Kryeministrit Sali Berisha dhe partnerët e koalicionit të tij po marrin rreth 39.5 dhe 43.5 për qind të votave. 

Edhe mediat greke kanë pasur një interes për zgjedhjet në Shqipëri. “Kathimerini” e nis artikullin “Rezultati i panjohur i zgjedhjeve në Shqipëri”. Mediat e huaja ka raportuar rregullisht për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duke vënë theksin te rëndësia që ka zhvillimi i një procesi normal zgjedhor pasi do të ketë shansin për t’u bashkuar me familjen europiane.


Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)