Mediat e huaja për pafajësinë e Metës

Vendimi i Gjykatës së Lartë për pafajësinë e Ilir Metës ka zënë vend në mediat prestigjioze ndërkombëtare si AFP, Reuters, Washington Post, etj.
Mediat kanë zbardhur vendimin e Gjykatës për Metën, të cilin e cilëësojnë si njeriun që drejton një parti të vogël (AFP), votat e së cilës bënë që Berisha të mbante pushtetin në vitin 2009.
Sipas vendimit, ish zëvendëskryeministri Meta lirohet nga akuzar për korrupsion gjatë dy tenderave për ndërtim hidrocentralesh në vend.
“Publikimi i videos nga ish bashkëpunëtori Dritan Prifti, - citojnë mediat – bëri që Meta të japë dorëheqjen nga postet e larta zyrtare, të cilat i mbante pas koalicionit me partinë e kryeministrit Berisha”.

Bashkimi Europian nuk ka vendosur ende të miratojë kërkesën e Shqipërisë për të qenë vend kandidat për anëtarësim, duke listuar si një prej kushteeve kryesore edhe luftën ndaj korrupsionit.

(aq/AFP/WP/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti