Mediat e huaja raportojnë për
Shqipërinë: "Votim mes tensionesh"
Shkëmbime zjarri dhe kërcënime nëpër qendrat e votimi shkruan ‘Tgcom24’ duke iu referuar ngjarjes së rëndë ndodhur në orën 08:50 në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një simpatizant i LSI-së dhe u plagos rëndë një kandidat i PD-së.
TIRANE - Mediat e huaja po pasqyrojnë me vëmendje zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Shqipëri duke vënë theksin te rëndësia që ka zhvillimi i një procesi normal zgjedhor për të ardhmen e saj drejt BE-së. Mediat botërore po raportojnë rregullisht nga Shqipëria, ku janë shënuar edhe tensionet e para. Mediat italiane komentojnë duke e emertuar si një ‘votim mes tensionesh’.
Shkëmbime zjarri dhe kërcënime nëpër qendrat e votimi shkruan ‘Tgcom24’ duke iu referuar ngjarjes së rëndë ndodhur në orën 08:50 në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një simpatizant i LSI-së dhe u plagos rëndë një kandidat i PD-së. Ndërsa ‘DW’ raporton duke shkruar se pati një vrasje në një prej qendrave të votimit, teksa Shqipëria po voton. Vendi po voton në zgjedhjet parlamentare që do të luajnë një rol thelbësor për integrimin në Bashkimin Europian.
Në artikujt e tyre gazetat e huaja bëjnë një historik të shkurtër të zgjedhjeve në vendin tonë që nga rënia e komunizmit dhe te profili i dy kandidatëve kryesorë, kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama. Gazeta prestigjoze italiane ‘La Reppubblica’ shkruan se parlamenti që rinovohet do të zgjedhë kryeministrin e ri, i cili do të japë një impuls të ri rrugës drejt integrimit europian, një proces ky i penguar nga kriza e gjatë politike.
"Reuters" e nis artikullin dedikuar zgjedhjeve në Shqipëri, e majta që kërkon të largojë nga posti kryeministrin aktual, në një proces zgjedhor që po vëzhgohet me kujdes të veçantë nga Perëndimi. Në një analizë për zgjedhjet, agjencia e lajmeve "Aljazeera" shkruan se Shqipëria po voton për parlamentin e ri, ku këto zgjedhje do të vendosin nëse vendi më i vjetër në Europë do të ketë shansin për t'u bashkuar me familjen europiane.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.8%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2777
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39
-
Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët
27 Nëntor, 19:37