"Russia Today" ka dhënë shumë shpejt lajmin se Shqipëria nuk do të pranojë shkatërrimin e armëve kimike siriane në territorin e saj, në kuadër të planit të Organizatës për shkatërrimin e armëve. Këtë ka deklaruar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Shqipëria vendosi të mos pranojë kërkesën e aleatit të saj në NATO, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gazeta Russia Today ka pasqyruar deklaratën e kryeministrit Rama, ndërsa ai i fliste popullit të tij, duke deklaraur se Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion, pas një takimi dhe bisedimeve në vend, me anëtarët e Kombeve të Bashkuara.
Refuzimi i Shqipërisë vjen në datën 15 nëntor, datë e cila përkon me skadencën e planit të shkatërrimit të armëve kimike, i konkorduar me Organizatën për ndalimin e armëve kimikke (OPAC) e Damasku.
Siria e ka të nevojshme të heqë nga territori i saj 1.300 tonë sarin dhe agjentë të tjerë të gazit nervin, që janë shumë të rrezikshme që të shkatërrohen në atë territor.
Sipas kësaj gazete, Shqipëria po e konsideronte faktin e krijimit të disa zonave për shkatërrimin e armëve kimeke, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleati i saj perëndimor më i ngushtë.
Gjithsesi një burim nga Organizata për Shkatërrimin e Armëve kimike OPCW, ka deklaruar për Reuters se Shqipëria nuk është shpresa e vetme për të kryer këtë gjë, sipas planit të bërë.
Një burim nga OPCW: Këtë pasdite nuk do të ketë asnjë shtet, që do të pranojë armët kimike. Por SHBA-të kanë alternativa të tjera.
Lajmi është botuar edhe në agjencinë italiane të lajmeve Ansa, gazetën italiane "Corriere della Srea", gazetën franceze ‘Le Point’, në zviceranen RTS etj.

Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com