Mediat gjermane: Thethi, mrekullia
e pazbuluar e kontinentit evropian

Mediat gjermane e kanë cilësuar bukurinë e Alpeve Shqiptare si një mrekulli të pazbuluar në Evropë, kjo është bërë e ditur nga Ambasada Gjermane në Tiranë e cila ka njohur publikun edhe me shkrimet e mediave gjermane.
 
Kjo ambasadë ka shkruar një profiln e saj në facebook: ‘’Alpet Shqiptare janë një nga zonat e fundit malore ‘’të pazbuluara“ në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri.
 
Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar "Peaks of the Balkans" që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) sëbashku me projektin gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si "një mrekulli
".

theth

theth

theth


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit

Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit