Mediat greke:Kotzias kërkoj
nënshtetësinë për Janullatosin

Mediat greke:Kotzias kërkoj<br />nënshtetësinë për Janullatosin<br>
Mediat greke zbulojnë prapaskenën e dhënies së nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Sipas tyre ky problem është diskutuar gjatë negociatave të Kretës midis Bushatit dhe Kotzias. 

“Kotzias ka ngritur problemin e nënshtetësisë shqiptare për Janullatosin gjatë negociatave në Kretë me ministrin shqiptar Ditmir Bushati. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Janullatos tregon qartë se ka qenë kërkesë e Kotzias, Bushati e ka pranuar,”shkruajnë mediat greke.

Këtë vendim të presidentit Meta e ka përshëndetur sot homolugu i tij grek Prokopis Pavlopulos i shprehu falënderimet e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas.

Më herët edhe ministri i jashtëm grek Nikos Kotzia përshëndeti nismën e presidentit Meta duke e cilësuar si një vendim të zgjuar nga ana e tij.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike