ATHINË - Mediat greke si edhe “Zougla.gr” ndërmjet të tjerash, kanë kritikuar ashpër qeverinë greke dhe policinë greke dhe atë doganore, për kaosin, mungesën e organizimit dhe vonesat e mëdha në lidhje me qarkullimin e makinave dhe emigrantëve shqiptarë, të cilët shkonin në Shqipëri për të ushtruar të drejtën demokratike të votës.
Sipas mediave greke mungesa e organizimit të pikës doganore të Kakavijës ka bërë që mijëra emigrantë shqiptarë dhe disa qindra makina të presin me orë të tëra në pritje të vulosjes së pasaportave. Radhët e gjata kanë sjellë tensionim dhe shpeshherë konflikt mes emigrantëve dhe doganierëve grekë, të cilët rreth orës 03.00 të mëngjesit kanë ndërprerë për disa orë punën. Situata ka qenë e vështirë deri në orët e para të mëngjesit, kur pala greke ka vendosur të hapë një tjetër sportel të ri.
Mediat greke akuzojnë shtetin grek, i cili, megjithëse ishte në dijeni këtu e shumë muaj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri dhe fluksin e madh të emigrantëve, që do të shkonin për votime, nuk mori asnjë masë për shmangien e kaosit dhe radhëve të gjata në kufirin greko-shqiptar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com