Mediat greke: Meta po pengon
marrëveshjen midis 2 vendeve

Mediat greke: Meta po pengon<br />marrëveshjen midis 2 vendeve<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka parashtruar disa kërkesa për dhënien e autorizimit të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, sa i përket rivendosjes së kufirit detar midis dy vendeve. 

Mediat greke kanë komentuar mbi qëndrimin e Ilir Metës, duke e konsideruar atë si pengesë në perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje midis Greqisë dhe Shqipërisë në demarkacionin e zonave detare mes tyre.

MEDIAT GREKE SHKRUAJNË:

"Presidenti shqiptar Ilir Meta ka minuar qëllimin për rimëkëmbjen e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve, një qëllim ky i nevojshëm për të hapur një rrugë drejt pranimit të Shqipërisë në BE, siç me të drejtë dëshiron Tirana.”

“Ilir Meta i cili tashmë është pjesë e opozitës shqiptare dhe kjo gjë duhet theksuar, ka refuzuar të firmosë dekretin që autorizon qeverinë shqiptare që të vazhdojë negociatat me Greqinë mbi kufijtë detarë në detin Jon. Për të justifikuar qëndrimin e tij, Meta ka theksuar nevojën për informacion më të detajuar dhe transparencë mbi çështjen, duke theksuar se roli i tij nuk është që të firmosë “letra të bardha” ose “letra problematike”

“Meta bëri të qartë se "nuk ka ndërmend të marrë pjesë në bisedime" apo të udhëheqë ekipin negociues me Greqinë, pasi ai "nuk është ekspert". Megjithatë, në të njëjtën kohë ngriti pretendime si zëdhënës i opozitës shqiptare, duke nisur akuza kundër Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Qëndrimi i opozitës shqiptare është i tillë: Marrëveshja me Greqinë mbi përcaktimin e zonave detare duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm një alternativë.”

“Është e qartë se pas negociatave me Greqinë, disa shqiptarë kërkojnë të luajnë lojëra të brendshme-mercenare dhe partiake. Për fat të keq kjo nuk është hera e parë”, përfundojnë mediat greke."

mediat greke

mediat greke

Foto nga postimi në mediat greke

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024