Mediat greke: PBDNJ dhe MEGA
do të marrë zëvendësministra

Mediat greke: PBDNJ dhe MEGA<br />do të marrë zëvendësministra
TIRANE - Mediat greke i kanë kushtuar një vëmendje të kujdeshme qeverisë së re Rama. Në disa prej sajteve shkruhet se priten që përfaqësuesit e PBDNJ-së të marrin postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm. “Pas marrjes së detyrave qeveritare më 9 shtator nga Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama, pritet shpallja e emrave të zëvendësministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm, që do të rrjedhin nga partitë greke PBDNJ”, shkruajnë mediat greke.

Sipas këtyre informacioneve, 2 në 3 zëvendësministra do t’i takojnë, njëri PBDNJ-së dhe njëri partisë së minoritetit MEGA. Ndërsa 4 ndër 5 drejtorë të përgjithshëm, do të rekomandohen dy nga PBDNJ dhe dy nga MEGA. Përmendet gjithashtu edhe ndryshime gjithëpërfshirëse në arsim dhe polici, në zonat e Shqipërisë së Jugut.  Nëse këto lajme kanë një bazë të vërtetë, atëherë duhet të kujtojmë se Partia e Minoritetit grek për Ardhmërinë, MEGA, e drejtuar nga Kristo Kino, ka qenë e rreshtuar përkrah PD-së dhe kreut të saj Berisha, deri në zgjedhjet e fundit të 2013.

Por më e rëndësishmja, MEGA është e vetmja parti e minoritetit grek ne Shqipëri që ka lidhje të ngushta me partinë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi. Përfaqësues të lartë të neonazistëve grekë si Kristos Papas dhe Ilias Panajotaros shpesh herë kanë marrë pjesë dhe nëpër takime dhe veprimtari që kjo parti ka zhvilluar në Greqi, në të cilat flitet hapur për pavarësi të Vorioepirit apo për riaktivizimin e Protokollit të Korfuzit dhe ku “Agimi i Artë” i siguron anëtarët e MEGA se do të jetë krah tyre deri në fund. Këto faktohen me mjaft foto dhe video, ku të sipërpërmendurit janë pranë në aktivitete të përbashkëta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë