Mediat greke sulmojnë Kotzias:
Qëndrim i butë përballë Bushatit

Mediat greke sulmojnë Kotzias:<br />Qëndrim i butë përballë Bushatit
Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht vizitën e ministrit të jashtëm Kotzias në Tiranë, duke i nisur shkrimet me protestën që shoqata Çamëria mbajti para ambienteve të Ministrisë së jashtme. Disa prej tyre kritikojnë ministrin e Jashtëm të Greqisë për qëndrimin e butë që mbajti, sipas tyre, gjatë konferencës së shtypit me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
 
Fqinjët besojnë se mund të bëjnë presion mbi Athinën për shkak të krizës ekonomike. Me një lëvizje të turpshme, kreu i diplomacisë greke i ofroi ministrit të Jashtëm shqiptar për të rënë dakord për një plan për të diskutuar çështjet e ndërsjella, taktikë e z.Kotzias e ndjekur edhe në rastin e Shkupit, por pa rezultate”, shkruan “Protothema”.
 
“Rreth 200 njerëz në hyrje të Ministrisë me parulla në favor të çamëve”, shkruan Press Publika duke shtuar se takimi i dy ministrave u realizua në një klimë të qetë.
 
Kathimerini shkruan se autoritetet lejuan çamët të pengojnë ministrin ndërsa protestuesit brohorisnin parulla nacionaliste.
 
Sipas të përditshmes organizatori i protestës është në koalicion me Ramën. Protesta përpara ministrisë së Jashtme shqiptare, shkruan më tej e përditshmja greke, ishte e pazakontë duke marrë parasysh praktikën diplomatike ndërkombëtare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi