Mediat: Hillary Clinton do 
kandidojë sërish për Presidente

Mediat: Hillary Clinton do <br />kandidojë sërish për Presidente
Hillary Clinton nuk ka ndërmend të dorëzohet nga ambicia për t'u zgjedhur Presidente e SHBA. 

Mediat britanike raportojnë se ish-zonja e parë do të tentojë sërish garën për kreun e Shtëpisë së Bardhë, pasi humbi përballë Donald Trump më 8 nëntor.
 
Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë Clinton, ku ish zonja e parë amerikane i ftoi miqtë e saj në shtëpinë në Uashington ajo u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës.

"Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke ngritur gotën e verës për dolli, raporton Daily Mail.

Nëse Clinton vendos të sfidojë përsëri rivalët e partive tjera për postin e presidentit, ajo në vitin 2020 do të jetë 73 vjeç.

Tre më shumë se presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, i cili mundi Clinton në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit të vitit të kaluar. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari