617 kg kokainë me logon e 'K.F Elbasanit'/ Mediat italiane: Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria

Mediat italiane kanë rikthyer edhe njëherë cështjen e trafikut të drogërave të forta nga Amerika Latine dhe Lindja, që sipas tyre kanë Shqipërinë si nyje kryesore të shpërndarjes më pas në Europë. “Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria” shkruan “Rai3”, ndërsa ndalet te sasia prej 617 kg kokainë që u sekuestrua në Brazil në fillim të shtatorit, ndërsa pakot ishin me logon e ekipit të futbollit 'K.F. Elbasani'.

Mafia shqiptare ka lidhur marrëveshje me kartelet amerikano-latinë të drogës. Një muaj e gjysmë më parë në Brazil u sekuestruan 617kg kokainë e pastër që në pako mbante logon e klubit të futbollit KF Elbasani, një qytet në qendër të vendit i konsideruar një nyjë e trafikut të heroinës që vjen në rrugë tokësore nga Afganistani dhe kokainës që vjen në bordin e anijeve që vijnë direkt në portet e Vlorës dhe Durrësit" shkruan “Rai3”.

Drejtuesi i prokurorisë së Kantanzaros shprehet se mafia duhet luftuar në Shqipëri. “Ne i shohim shqiptarët në marrëveshje me Ndragheta për trafikun e kokainës. Nëse askush nuk përballet me mafian shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë do të bëhen të gjithëpushtetshëm” shprehet Nicola Gratteri. Kronika mbyllet me rastin e vrasjes së Endrit Alibejt në Elbasan vitin e kaluar, i cili ka qenë i arrestuar dhe dënuar për trafik në Itali, ndërsa u ekzekutua në Shqipëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan