Mediat italiane konfirmojnë faktin se Rezart Taçi është presidenti i ekipit të Parmës. Motra e biznesmenit shqiptar, Anika Taçi është parë në ambientet e klubit italian, e shoqëruar edhe nga drejtori teknik i Parmës, Pietro Leonardi.

Pas njohjes me stafin drejtues dhe ambientet e klubit, Anika Taçi ka zhvilluar një takim për disa minuta edhe me trajnerin Roberto Donadoni.

Mediat italiane bazuar edhe në burimet pranë ekipit të Parmës raportojnë se vizita i paraprin prezantimit të Rezart Taçit ditët në vijim si president i ekipit.


d.b/shqiptarja.com