E përditshmja sportive italiane, “Gazzetta Dello Sport” shkruan se pas pronarëve të rinj të ekipit të Parmës qëndron Rezart Taçi. Biznesmeni shqiptar qëndron pas fondit ruso-qipriot Dastroso Holdings Limited që ka blerë Parmën zbulon gazeta. Sipas saj Rezart Taçi po bën hapa përpara për ndërtimin e skuadrës duke tentuar dy blerje të mëdha si sulmuesi Borriello dhe Campagnaro.
Megjithëse biznesmeni shqiptar mbetet në hije dhe eviton lëshimin e deklaratave zyrtare. Duke ju referuar Gazzetta-s, ndryshimet te Parma kanë filluar që të ndihen, pasi janë paguar detyrimet fiskale ndaj shtetit si dhe janë shlyer pagat e nëpunësve të klubit, dhe tani duhet të rregullohen llogaritë me furnitorët si dhe me lojtarët.
Kujtojmë që para pak ditësh u lakua emri i Petrit Dokës si presidenti i ri i ekipit, i njohur si njeri i afërt i Rezart Taçit, por në minutat e fundit kur pritej vetëm prezantimi, gjithçka u mohua nga Doka, shkak mendohet presioni i medias për lidhjen me biznesmenin. Megjithatë cdo ditë e më shumë gjërat po kristalizohen, teksa javën e kaluar u transferua nga Janina në Greqi te Parma në Itali shqiptar Andi Lila.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com