Droga e ardhur nga Shqipëria pushton gjysmën e Romës. Është ky alarmi që përcjellin mediat italiane.

Në fakt këtë rezultat që jep policia, e cila gjatë operacionit “Brothers” ka arrestuar 4 persona në Tiburtino, ka vënë nën hetim 100 persona ndërsa janë sekuestruar dhe 50 kg drogë e 550 mijë euro kesh. Droga shpërndahej në qendër të qytetit të Romës dhe në lagjet periferike.

Sipas tyre, lënda narkotike vinte nga Shqipëria, një sasi e madhe hashashi të cilën bandat që drejtojnë tregtinë e shpërndajnë në zona të ndryshme ndërsa klientët janë me mijëra. Operacioni nisi nga arrestimi i dy vëllezërve Italianë të cilët mendohet se janë edhe dy krerët e bandës. 

Redaksia Online
(B.K./Shqiptarja.com)