Shkatërrohet grupi i kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali! Në krye të bandës...sërish Arbër Çekaj

Shkatërrohet grupi i kokainës Kolumbi-Shqipëri-Itali! Në krye të bandës...sërish Arbër Çekaj

TIRANE - Arbër Çekaj, i arrestuar në Gjermani për futjen e sasisë më të madhe të kokainës në vendin tonë, dyshohet të ketë qenë në krye të një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Novara të Italisë. Janë mediat italiane që shkruajnë për shkatërrimin e një grupi të kokainës që vinte direkt nga Shqipëria në Itali, në një aksion të koduar "Contadino" që identifikoi si trafikantë 26 persona, mes tyre shqiptarë, italianë dhe marokenë.

I akuzuar nga drejtësia shqiptare si personi në krye të trafikut të 613 kilogramë kokainë në një kontenier bananesh në pronësi të kompanisë së tij "Arbi Garden", Çekaj tashmë akuzohet se është edhe drejtuesi i një grupi kriminal të shkatërruar në Itali. Mediat italiane kanë zbuluar, se vetëm në një muaj mund të shkonte në Novara të Italisë nga 10 kilogramë kokainë, 95% e pastër, për një vlerë miliona euro. Droga nisej nga Kolumbia, më tej në Shqipëri, dhe destinacion kishte Italinë, në disa qytete të saj. Hetimet janë mbyllur me nxjerrjen e 26 urdhrave të arrestit, 19 në pranga dhe 7 të akuzuar që janë shpallur në kërkim.

Një organizatë komplekse e quajnë mediat italiane, grupin e drogës, hetimet për të cilin kanë nisur prej gushtit të vitit 2017 dhe që kishin çuar tashmë në pranga 4 persona dhe sekuestrimin e 4 kilogramë kokainë, në tre operacione mes 2017-ës dhe 2018-ës. Vendimtar për hetimet ishte fakti që një nga të arrestuarit, shqiptari Elton Shano 38 vjeç në krye të organizatës, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, duke zbuluar se në përbërje të organizatës kishte edhe persona mbi të cilët nuk kishte kurrfarë dyshimi se mund të ishin trafikantë. Ata ishin me profesion kuzhinierë dhe parukier shqiptarë.

Shqiptari i arrestuar që zbërtheu grupin dhe rolin e anëtarëve, ishte kapur me 3 kilogramë kokainë dhe një pistoletë. Mediat italiane shkruajnë se ai që qëndronte në krye të organizatës, e cila përbëhej edhe nga italinë, 6 prej të cilëve të arrestuar, është tashmë në burg në Gjermani, i akuzuar për trafikun e 613 kilogramëve kokainë në kontenierët e bananeve të kompanisë së tij. Arbër Çekaj u arratis në Gjermani duke i shpëtuar autoriteteve shqiptare dhe u arrestua pak kohë më pas.

Kokaina që i është kapur grupit arrin deri në 50 kilogramë. Ajo trafikohej nga Shqipëria në Novara, ku kishte edhe një qendër magazinimi, dhe më tej shpërndahej në provincat e Pavias, Varese, Alessandria dhe Massa Carrara. Personat që hetuan grupin u shprehën në një konferencë për mediat, se përmes shkatërrimit të këtij grupi të madh kriminal, u arrit të konstatohet gjithashtu, se në qytet ka një kërkesë të madhe për konsumim të kokainës.

Nga 19 të arrestuarit, 7 prej tyre janë shqiptarë, 1 marokenë dhe të tjerët italianë.

Operacioni "Contadino" e mori emrin nga pseudonimi me të cilën thirrej një nga anëtarët e këtij grupi trafikantësh që kishte përgjegjësi për magazinimin e lëndës narkotike në Novara.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 30/07/2019 22:20

    Tropojani e nipi I IS NENPUNESIT TE LARTE TE POLICIS SHTETIT I LIDHUR NGUSHT ME SALI BERISHEN E VECANTI ME PD SI NDER INVESTITORET KRYESOR.Mos u habituni se me nje hetim te kujdeseshem te gjithe tropojanet perkrahesit kryesor te S.Berishes do te perfundojne ne burgje.Erdhen nga Tropaja breggrisur,sot te gjithe jane pareli,pra kan para,shtepia e pasuri te pafundeshme.E kuptoni pse Basha I din mire levizjet e drogave te forta nga shqiptaret!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin