Media izraelite Channel 12 raporton se Presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të mbledhë ekipin e tij të ngushtë të këshilltarëve brenda 24 orëve të ardhshme për të marrë një vendim përfundimtar mbi rifillimin e sulmeve në Iran.

Sipas një zyrtari të lartë izraelit, të cituar nga Channel 12, "rifillimi i armiqësive po afron" dhe Izraeli po përgatitet për mundësinë e "ditëve ose javëve të luftimeve".

Sipas tij, amerikanët e kuptojnë se negociatat nuk po përparojnë dhe në Jerusalem po presin vendimin e Trump, teksa besojnë se situata do të bëhet e qartë brenda rreth 24 orëve.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mediat në Teheran: Bisedime me vendet e BE-së për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit! Pezeshkian letër Papës: Izraeli dhe SHBA kryenë krime lufte në Iran