Mediat kosovare i kanë bërë jehonë sot një lajmi mbi një deputet shqiptar. Bëhet fjalë për Eduart Ndocajn e PS, që sipas mediave kosovare është dhunuar keq nga disa persona në qytetin e Prizrenit.
Por vetë deputeti i njohur me pseudonimin ‘Kaubojsi’ ka reaguar dhe është shprehur se, asnjë nga këto lajm mbi rrahjen e tij nuk është i vërtetë.
Por pavarësisht përgënjeshtrimit që Ndocaj ka bërë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se janë arrestuar dy persona për sulmin ndaj deputetit.
Ai është shprehur se sulmi është kryer nga dy persona, njëri shtetas i Kosovës ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë. Hoxha ka shtuar se të dy u arrestuan dhe janë nën masën e ndalimit policor, shkruajnë mediat kosovare.
Gazeta kosovare Blic, shkruan se personat që kanë sulmuar deputetin shqiptar janë të njohur për Policinë.
“A.V nga Kukësi, me banim në Prizren, dhe I.B nga Prizreni”, tha burimi.
Mësohet se bashkë me deputetin Ndocaj, në makinë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.
Nga policia ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht rastin, shkruajnë kosovaret.
Por deputeti socialist përgënjeshtron këto lajme dhe shprehet se ky mund të jetë një sulm politik. Ai pranon se ka qenë në Kosovë para 4 ditësh, për të marrë pjesë në një spektakël dhe aty është nderuar dhe me çmimin e vitit. ‘Kauboj’ thotë se, në makinë ka pasur me vete vetëm këshilltarin dhe shoferin.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com