TIRANE- Idajet Beqiri, lideri i Partisë së Unitetit Kombëtar i arrestuar javën e kaluar nga autoritetet kosovare në vendkalimin Vërmicë kërkohet edhe në Maqedoni, nën akuzën e organizatoriy të atentateve dhe shpërthimeve në Maqedoni.
Sipas mediave maqedonase 61 vjeçari, i njohur me nofkën Alban Vjosa si ish-sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), dyshohet se ka qenë I përfshirë në shpërthimin para gjykatës në Strugë dhe vepra të tjera në Maqedoni, për të cilat, siç thuhet, u dënua nga një gjykatë belge.
Vetë Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë nuk komenton lajmin. Në 2010 një gjykatë belge dënoi Beqirin me 4 vjet burg për organizimin e sulmeve dhe atentateve në Maqedoni dhe Kosovë. Pas arrestit, Beqiri pritet ti dorëzohet autoriteteve belge.
(sg/telegrafi/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com