Mediat në Prishtinë: Qeveria
riformatohet në jana

PRISHTINE- Mediat në Prishtinë flasin për një riformatim të qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi, në janar të 2014.

Gazeta “Tribuna” shkruan sot se Kryeministri Hashim Thaçi , po përgatit një freskim të përbërjes së Qeverisë për të realizuar sa më shumë projekte dhe punë deri në zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2014.

Disa ministra të PDK-së, AKR-së, minoriteteve por edhe zëvendësministra, parashihet të lëvizin nga një dikaster në tjetrin apo edhe të largohen, pasi të bëhet analiza e performancës së punës së kabinetit qeveritar që tashmë ka filluar të shkruhet dhe do t’i prezantohet kreut të ekzekutivit.

Burimet brenda kabinetit qeveritar kanë bërë të ditur se Thaçi ka paralajmëruar partnerët e koalicionit të cilët po ashtu janë pjesë e hartimit të raportit të brendshëm për të vlerësuar punën e secilit anëtar të Qeverisë, për të parë pastaj se ku duhet bërë ndryshimet e nevojshme.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti