Mediat në SHBA: Paul Manafort
së shpejti nën akuza federale

Mediat në SHBA: Paul Manafort<br />së shpejti nën akuza federale<br>
Ish-menaxheri i fushatës zgjedhore të Donald Trumpit, Paul Manafort dhe një ish-ortak i tij, Rick Gates, iu dorëzuan autoriteteve federale sot. Ata do të dalin së shpejti para gjykatës ku do t'u lexohen akuzat nga prokurorët federalë.

Manafort dhe Gates janë të akuzuarit e parë për vepra penale, nga prokurori special Robert Mueller i cili po heton se çfarë kontaktesh kanë pasur agjentë rusë me shtetas amerikanë dhe veçanërisht punonjës të fushatës Trump dhe si kanë ndikuar këto kontakte tek procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara në 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, këto informata u bënë të ditura nga një person i afërt me hetimet, i cili foli në kushte anonimiteti.

Në aktpadinë e Departamentit të Drejtësisë (lexoni aktpadinë), Manafort dhe Gates akuzohen se nuk kanë respektuar ligjin për agjentët e qeverive të huaja, duke mos deklaruar punën e tyre në interes të qeverisë së Ukrainës. Paul Manafort akuzohet edhe për pastrim parash dhe afere korruptive për të shmangur taksat. Ende nuk kanë dalë akuza konkrete për aktivitet që mund të ketë ndikuar tek procesi zgjedhor.

Që nga fillimet e hetimeve, ish-menaxheri i fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort ishte ndër personat më të përfolur.

“Nëse janë ngritur akuza kundër Paul Manafortit, dhe sipas fjalëve, ai u ka thënë të tjerëve se mund të jetë ndër të akuzuarit, mund të arrijmë të marrim përgjigje për disa pyetje shumë esenciale: qeveria ruse, përmes ndërmjetësve të saj, po kontaktonte fushatën Trump, Paul Manafortin dhe të tjerë; po ofronte informata mbi Hillary Clintonin që mendonte se do të ndihmonin fushatën e kandidatit Trump. Pyetja është: çfarë informatash u përcollën, nga kush dhe kujt iu dorëzuan gjatë këtij procesi,” pyet ligjvënësi demokrat Adam Schiff.

Dje, presidenti postoi një koment në Tëitter ku sulmonte procesin hetimor si “një sajesë” dhe “gjueti partiake shtrigash”. Presidenti po ashtu u ndal tek njoftimet e fundit nga media se demokratët kishin mbështetur me fonde një hetim të një ish-agjenti britanik që kishte dalë me akuza bombastike, por të pavërtetuara kundër zotit Trump.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë. Tani po mësojmë se nëse ka pasur akorde të fshehta me Rusinë, ato i ka bërë Komiteti Demokratik Kombëtar dhe Klintonët, por jo fushata republikane,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

Hetimet e Kongresit kanë rezultuar në procese publike ku kanë dalë hollësi mbi fushata të orkestruara nga rusët për të përhapur disinformim, të cilat kanë pasur në objektiv fushatën e kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Nesër, shefat ekzekutivë të platformave dixhitale dëshmojnë në Kongres mbi hapat që po marrin për të mbrojtur median sociale nga ndërhyrjet tendencioze nga agjentë të huaj gjatë fushatave politike/VOA

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës

Opozita peng i problemeve personale të Berishës, luhatjeve mendore të Metës dhe paaftësisë të Bashës