Lajmi per mbylljen e TIkTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. Duke theksuar si shkak vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, media si Corriere della Serra, La Repubblica, The Guardian, Reuters, Bloomberg, TRT, mediat serbe e greke kanë përcjellë për publikun e tyre vendimin e marrë nga qeveria shqiptare dhe të lajmëruar sot (21 dhjetor 2024) nga kryeministri Edi Rama.
Përtej raportimit të vendimit të qeverisë shqiptare, agjencia mediatike Reuters thotë se ka kontaktuar TikTok për një reagim, por kompania kineze nuk i është përgjigjur kërkesës deri më tani.
“Masa u mor si pjesë e një programi të ri kombëtar të sigurisë për fëmijët në shkolla”,- shkruan La Repubblica.
Rama tha këtë të shtunë se nga janari 2025, qeveria do të nisë punën për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare dhe kjo platformë nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë.
Kjo lëvizje e qeverisë erdhi pas tragjedisë së vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës 'Fan Noli', që sipas qeverisë zanafilla e dhunës dhe bullizmit mes të miturve nisi në rrjetin social TikTok.
Kryeministri Edi Rama shpjegoi se do duhet një fazë kohore 6-8 javë për mbylljen totale të TikTok, vit që përkon edhe me zgjedhjet parlamentare. Më pas, ky vendim do të rishikohet në bazë të politikave që do ndjekin vendet e tjera, reagimin e vetë kompanisë kineze TikTok, por edhe se çfarë filtrash mund të aplikohen për kufizime.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
82%
-
Të gabuar
13.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor, 13:17
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Trafiku në Tiranë, eksperti: Problem menaxhimi i rrugëve! Propozimet për zgjidhje, parkime jashtë Unazës së Vogël e sinjalistikë e përkohshme
21 Dhjetor, 12:30
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Rama me skiatoren Colturi: Disiplinë e re për ne, flamuri kuqezi të ka sjellë fat! Lara: Kënaqësi që përfaqësoj Shqipërinë
21 Dhjetor, 09:24
-
Nata e dytë e Fest 63, 15 artistë të tjerë ngjiten në skenë
20 Dhjetor, 20:50
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor, 19:41
-
Ylli Pata: A do pranohet nga socialistët, propozimi i SHBA për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK?
20 Dhjetor, 19:33
Si do ja bej Mul Gomar Noka dhe Gazmend Sumçe Bardhi pa Tik-Tok tani?
PërgjigjuBrravo Edi.. Vendim i drejte.. je me te vertete burr shteti
PërgjigjuJa përplasi në fytyrë maucedongut ky lideri ynë
Përgjigju