Mediat serbe: Erdogan po ndihmon
Thaçin e Ramën për luftë

Është rikthyer politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vuçiqit, në raport me shqiptarët, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor.
 
Fillimisht Vuçic, e më pas edhe mediat serbe, shkruajnë se Kosova dhe Shqipëria po përgatiten për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe.
 
Gazeta serbe “Informer”, në faqe të parë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.
 
Sipas atij pak teksti që shkruhet në faqen e parë të gazetës, thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

Teoria, paratë i blen Behgjet Pacolli
 
Paratë për blerjen e armëve, sipas kësaj gazete po i jep multimilionerit prishtinas, Behgjet Pacolli.
 
Me tekst të njëjtë faqen e parë e ka edhe gazeta tjetër serbe ‘Vecernje Novosti’, ku thuhet se “Agjentët turq po e shtyjnë projektin e Shqipërisë së Madhe”.
 
Këto tekste vijnë pas deklaratës së Vuçicit, ku deklaroi se agjentët serbë kanë zbuluar se projekti i Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe po bëhet në koordinim me ndihmën e të paktën një shërbimi sekret të huaj.
 
Vucic tha është i habitur pak, ngase Rama e Thaçi në idenë e tyre po punojnë me një shërbim i cili nuk është i ndonjë shteti nga superfuqitë botërore. Ai nuk e përmendi emrin se për shërbimin e cilit shtet bëhet fjalë, sigurisht për të mos nxitur konflikt diplomatik me Turqinë, por këtë ua ka dërguar mediave të kontrolluara prej tij.

gazeta serbe
(Faqja e parë e një gazete serbe)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite