Mediat serbe: Hashim Thaçi,
padron i drogës dhe trafikant armësh 

Mediat serbe: Hashim Thaçi,<br />padron i drogës dhe trafikant armësh 
Ish-lideri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tashmë presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi vijon të mbetet sërish në qëndër të akuzave nga mediat serbe,të cilat shpesh herë kanë aluduar me të.

Sipas gazetës serbe ‘Blic’ në një artikull të publikuar gjatë ditës së sotme, në kopertinën e vet thotë se Thaçi është padron i drogës dhe trafikant armësh e nafte.
 
Në ballinën e gazetës është vendosur fotoja e Hashim Thaçit dhe titulli i madh, ku aludohet diçka e rëndë. Media serbe ka arritur të zbulojë fakte të “panjohura” deri më sot, ku me tej shkruan:“Kosova udhëhiqet nga ana e liderëve kriminalë.Aty mbizotërojnë vrasjet e përgjakshme, ndërlidhja e krimit me politikën, raportet e mafies që shtrihet jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Çeki, Maqedoni dhe në Bullgari”.

Të gjitha këto akuza janë shumë të rënda, por të shkruara nga një gazetë serbe, shumë vështirë se qëndrojnë.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë