“Shtypi shqiptar i ka kushtuar shumë vëmendje këtë mëngjes para vizitë të kryeministrit serb në Tiranë, ku fjalët më të përmëndura në to janë emrat Vucic dhe Rama si dhe në kopertina fjala "bllokadë".- shkruan portali B92.
Në shkrim theksohet se shtypi shqiptar ka në plan të parë faktin që policia ka bllokuar Tiranën në masa të rrepta sigurie dhe shton faktin që gazetat shkruajnë se mobilizimi i policisë dhe i shtetit është i njëjtë si ai gjatë vizitës së Papa Franceskut në kryeqytetin shqiptar.
Edhe e përditshmja “shqiptarja.com” citohet në artikullin serb kryesisht për domethenien e titullit provokues “Vizita e Vucic në Tiranë,çfarë fshihet pas takimit të sotëm më Ramën"
"Askush në faqen e parë nuk ka zbuluar se çfarë do të jetë tema kryesore në bisedimet mes dy kryeministrave shkruhet në artikull i cili vijon se për të lexuar atë duhet të futesh nëpër faqet e brëndshme të gazetave madje ka dhe nga ata tituj,- thotë B92 që e cilësojnë vizitën e kryeministrit tonë në Tiranë si vazhdim të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë madje shkojnë deri aty sa me karikatura të improvizuara përmëndin dhe dronin me të cilin ulin Vucicin në Tiranë.
"Edhe në portalet më të lexuara shqiptare do të gjeni të njëjtët tituj"- përfundon B92
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)