Mediat serbe: Shqiptarët do nxisin
luftë mes Serbisë dhe Maqedonisë
Shërbimet informative të Serbisë kanë marrë informata se ka rrezik nga nxitja e tensioneve ndërmjet Serbisë e Maqedonisë në të cilat do të përfshiheshin shqiptarët, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Shërbimet informative të Serbisë kanë marrë informata se ka rrezik nga nxitja e tensioneve ndërmjet Serbisë e Maqedonisë në të cilat do të përfshiheshin shqiptarët, shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”.
Në këtë skenar, sipas këtij mediumi, do përfshihej edhe një pjesë e pushtetit në Maqedoni. Plani, sipas kësaj gazete, është që grupe shqiptare të armatosura mirë të zbarkojnë në zonën kufitare ndërmjet Serbisë e Maqedonisë. Ata, gjoja, do të visheshin me uniforma të ushtrisë e të policisë serbe.
Detyra e tyre do të ishte që në pjesët e pa qasshme të territorit, të kalojnë kufirin maqedonas dhe të bëjnë vëzhgimin e territorit, kanë thënë informatorë serbë.
Këta operativistë kanë theksuar se plani i mëtejmë është që të pritet derisa të filmohen ata me uniforma serbe gjë që do të ngrite tensione pasi Serbia do të akuzohej për shkelje të integritetit territorial dhe të sovranitetit të Maqedonisë e që do të interpretohej se Serbia po përgatit kryengritje në Maqedoni dhe se po dëshiron t’i marrë territor asaj.
Plani tjetër do të zhvillohej përmes montimit të aferës spiunuese e cila do të fillonte me “arrestimin spektakular” të rrjetit të imagjinuar të agjentëve serbë në Maqedoni që do të ishin kryesisht ish- pjesëtarë të shërbimeve sekrete të Serbisë që jetojnë në Maqedoni.
Qëllimi është krijimi i konfuzionit dhe i tensioneve që më pas do të barteshin edhe në Kosovë, thotë kjo gazetë “duke u thirrur në burime të informuara”, ndërsa për të gjitha këto, njohuri kanë edhe zyrtarë më të lartë të Maqedonisë.
Ky skenar, sipas gazetës, hijeson deklaratat e mëhershme të kryeministrit maqedonas Zaev i cili kishte thënë se në bisedë me kryetarin serb Vuçiq janë zgjidhur të gjitha mospajtimet ndërmjet dy vendeve.
Megjithëkëtë, informata e sigurisë thonë se ky normalizim është vetëm iluzion i normalizimit të marrëdhënieve, sepse qeveria në Shkup ka interes për pako të re akuzash kundër Serbisë. Pas gjithë kësaj, thotë gazeta, qëndron presioni shqiptar ndaj Qeverisë së re maqedonase e lista e pritshmërisë së shqiptarëve fiton peshë sidomos tash, siç përfundohet në këtë shkrim, pas iniciativës së Vuçiqit për dialog të brendshëm serb për Kosovën./INA/
(Faqja e parë e gazetës serbe Veçernje Novosti)Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31