Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë pranimin e Kosovës në UEFA. E përditshmja “Blic” shkruan se anëtarësimi i Kosovës ën UEFA ka shkelur statutin e kësaj organizate.
 
E ashpër është edhe e përditshmja tjetër serbe, “Kurir”, e cila indirekt akuzon edhe kreun e Federatës së Futbollit të Malit të Zi se ka votuar “pro” pranimit të Kosovës në UEFA.
 
Sipas “Kurir” janë mediat shqiptare që e konfirmojnë votën “pro” të malazezëve.
 
“Në Kongresin e UEFA-s në Budapest, Republika e vetëshpallur e Kosovës u bë anëtare e shtëpisë europiane të futbollit, duke bërë kështu shkelje të pabesueshme të statusit të organizatës. Republika e vetëshpallur e Kosovës nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara, andaj është jashtë logjikës që ajo të bëhet pjesë e UEFA’s”- shkruan Blic.

Redaksia Online
Shqiptarja.com