Mediat: Trump i ka ofruar
post kritikut të Obamës

Mediat: Trump i ka ofruar<br />post kritikut të Obamës
SHBA-Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka ofruar ish-shefit të inteligjencës ushtarake, Michael Flynn, postin e këshilltarit për siguri kombëtare.

Mediat amerikane i kanë bërë jehonë ketij lajmi, por nuk dihet ende nese e ka pranuar Flynn këtë ofertë. Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë të Trump, që u shpreh se “kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon nga ju që të shërbeni, ekziston vetëm një përgjigje”.

Flynn ka shërbyer në dy vite të trazuara si drejtor i Agjencisë së inteligjencës ushtarake në administratën Barack Obama, para se të largohej në vitin 2014 dhe të shndërrohej në kritik udhëheqës të politikave të jashtme të Obamës.

Zoti Flynn është veçanërisht kritik ndaj qasjes së Obamës për luftën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara janë më pak të sigurta nga terrorizmi sot, se para sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror