Mediat: Trump kontrolle të rrepta
edhe për vizitorët nga Evropa

Mediat: Trump kontrolle të rrepta<br />edhe për vizitorët nga Evropa
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vendosin kontrolle të rrepta ndaj të huajve të cilët duan të hyjnë ne vendin e tyre.

Mediat shkruajnë se këtë herë masat e reja do të aplikohen edhe për vizitorët nga vendet evropiane.   

Lajmi bëhet me dije nga e përditshmja Wall Street Journal e cila citon burime nga administrata Trump.  

Vizitorëve mund t’u kërkohet të tregojnë kontaktet që kanë në telefonët e tyre, paswordin në rrjetet sociale, informacione ekonomike dhe ideologjike.

Madje mediat shkruajnë se ata mund të pyeten edhe për pikëpamjet politike.

Pak javë më parë administrata Trump dha urdhër se nuk do të lejonte që shtetasit nga 6 vende muslimane të përdorin telefona apo mjete të tjera teknologjike në bordin e avionit teksa udhëtojnë në SHBA.

Sipas tyre masa të tilla synojnë të parandalojnë sulmet terroriste.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane