Tensionet mes disa vendeve të Bashkimit Europian dhe Turqisë, duket se janë përshkallëzuar edhe më shumë.
 
Së fundmi zyrtarët turq kanë paralajmëruar luftë në BE dhe trazira me refugjatët.
 
Por e fundit që është përfshirë në këtë luftë fjalësh ka qënë gazeta proqeveritare turke "Gunesh", e cila ka publikuar në faqen e parë të saj, një foto të kancelares gjermane, Angela Merkel ku duket me mustaqe dhe e veshur në uniformë naziste.
 
Anësh fotos është shkruar "Hitleri grua" dhe pranë saj është vendosur kryqi nazist dhe mbishkrimi "Frau Hitler".
 
Kutojmë se tensionet mes Turqisë dhe BE-së, erdhën pasi Erdogan e cilësoi Gjermaninë si "mbetje naziste", pasi kjo e fundit ndaloi zyrtarët e saj të mbanin një tubim pro referendumit për ndryshimet kushtetuese.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com