Medinë, sulm pranë varrit të profetit
Muhamed, vriten 4 oficerë

Medinë, sulm pranë varrit të profetit<br />Muhamed, vriten 4 oficerë
Të paktën 4 oficerë humbën jetën dhe 4 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me bombë pranë një  xhamie në Medinë të Arabisë Saudite. Xhamia është vend i varrimit të profetit Muhamed dhe Medina është vend i dytë i shenjtë i islamit pas Mekës.
 
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave atentatori u hodh në erë në momentin kur oficerët e sigurisë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Më herët, një shpërthim tronditi qytetin lindor të Katifit, shtëpi e minoritetit të myslimanëve shiitë.Një shpërthim që kishte si objektiv pikërisht një xhami shiite, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima. 

Ndërsa në qytetin e Xhedahut, një tjetër atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane. Dy oficerë të sigurisë mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi në përpjekje për të ndaluar atentatorin, por askush tjetër nuk pësoi lëndime. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se mbrapa këtyre atentateve qëndron shteti islamik ndërsa sot në të gjithë botën muslimanët  festojnë Fiter Bajramin.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën