Mediu: Bashkëpunimi rajonal
rruga drejt të ardhmes europiane

Mediu: Bashkëpunimi rajonal<br />rruga drejt të ardhmes europiane
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, së bashku me deputetë të tjerë të Kuvendit, morën pjesë në Takimin Ballkanik për Bashkëpunimin Rajonal në Beograd.

Në këtë takim përveç autoriteve dhe deputetëve të rajonit, morën pjesë dhe kongresmenë amerikanë dhe deputetë të Bundenstagut Gjerman.

“Bashkëpunimi rajonal, mirëkuptimi dhe respektimi i qytetarëve dhe realitetit të ri ballkanik është rruga drejt së ardhmes evropiane.

Ne s’kemi rrugë tjetër përveçse bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të standardeve evropiane në vendet tona.

Një rajon me kombe të ndryshme, besime fetare të ndryshme, duhet të shohë drejt vlerave të përbashkëta, duke lënë mbas historinë e konfliktit dhe duke ndërtuar një rajon me stabilitet dhe prosperitet” u shpreh Mediu në fjalën e tij para të pranishmëve.

Mediu si një nga organizatoret e këtij takimi përshëndeti pjesëmarrësit në emër të kolegëve të tij shqiptarë të pranishëm.

Një tjetër takim i rëndësishëm ishte edhe tryeza e radhës, në vazhdim të takimit të zhvilluar në shkurt me Komiskionin e Sigurisë të Senatit Amerikan, të drejtuar nga Senatori John McCain. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë dhe diskutuan, Ministrat e Mbrojtjes dhe Rendit te Serbise, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjës.

Kjo iniciative e Mediut synon në koordinimin e veprimeve të vendeve të rajonit karshi rrezikut të terrorizmit, veçanërisht rrezikut të ISIS.

Kjo tryeze doli me konkluzionin e përgatitjes së rekomandimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal me Senatin dhe Administratën e SHBA, si dhe Gjermanisë.

Ne takim u theksua se:

1-Lufta e veçantë e shteteve të Ballkanit është e pamjaftueshme dhe nuk zvogëlon rrezikun e terrorizmit.

2-Rreziku ne Ballkan është i shtuar për shkak të lidhjeve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

3-Bashkëpunimi nuk mund të jetë vetëm ndërmjet qeverive, por kërkohet një punë e strukturuar dhe vendimarrëse që përfshin: shërbimet inteligjente, forcat ushtarake, forcat e rendit, mediat sociale, komunitetet fetare, strukturat e edukimit etj...

4- Ndërtimi i një strukture rajonale të bashkëpunimit të inteligjencës dhe mundësisë të vetingut (ekzaminin, kontroll i imtësishëm) të refugjatëve tashmë prezent dhe në pritje nga Siria dhe Iraku.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi