Mediu: Datën e zgjedhjeve e 
përcaktojnë Rama dhe Basha

Mediu: Datën e zgjedhjeve e <br />përcaktojnë Rama dhe Basha
Kreu republikan, Fatmir Mediu, përshëndet marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, ndërsa thekson se më shumë se data e zgjedhjeve, rëndësi ka një proces që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Çdo datë që është e dakordësuar dhe që garanton zgjedhjet është e pranueshme. Çdo datë që e bën të implementueshme këtë paketë, është jo vetëm e pranueshme, por është edhe data më e mirë", u shpreh Mediu. 

Mediu theksoi se çështja që ndau jo palët deri mesnatën e djeshme, data e zgjedhjeve, do të përcaktohet nga dy aktorët e marrëveshjes, Ramës dhe Bashës. 

"Data e zgjedheve do të dalë nga dy aktorët e kësaj vendimmarrje", tha kreu republikan.

Z.Mediu, a kemi një datë për të konfirmuar, pas arritjes së kësaj marrëveshje?
Mendoj se ka mbetur të zbardhet marrëveshja, që të mësojmë edhe të gjitha detajet e datës së zgjedhjeve dhe paketës "McAllister plus". Kjo tregoi se kemi një klasë politike që për interes të vendit gjejmë një gjuhë të përbashkët. Por akoma më e rëndësishme është që të implementohet deri në fund kjo paketë, sepse është e rëndësishme për marrëdhëniet me SHBA dhe BE, për të pasur një frymë të përbashkët të marrëdhënieve tona të brendshme por edhe në raport me ndërkombëtarët. Data e zgjedheve do të dalë nga dy aktorët e kësaj vendimmarrje.

Mund të jetë 16 korriku?
Për mua, çdo datë që është e dakordësuar dhe që garanton zgjedhje normale, pjesëmarrje të forcave politike, është e pranueshme. Këto janë elementet që duhet të kuptojmë se zgjedhjet nuk janë lojë e politikanëve, por momenti i vendimit të qytetarëve. Çdo datë që e bën të implementueshme këtë paketë, është jo vetëm e pranueshme, por është edhe data më e mirë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut