Mediu dhe Duka hapin fushatën elektorale, aleatët e PD-së thirrje qytetarëve: Mos e shisni votën, duhet ndryshim

Kreu i Partisë Republikane, numri 7 në listën e kandidatëve të 'PD-AN' në kryeqytet ka zhvilluar disa takime në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Mediu është takuar me përfaqësues të bizneseve, ndërkohë që është shprehur se qeveria nuk ka mbështetur bizneset ndërsa tha se aleanca për ndryshim ka në qendër individin.

"Aleanca për Ndryshim' ka krijuar një front të përbashkët politik, me në qendër individin, familjen dhe interesat tona kombëtare. Kjo është arsyeja pse fitorja e 25 prillit duhet të anojë nga ky koalicion, i cili mendon për vendin dhe ka një program të qartë dhe vizionar", tha ndër të tjera Mediu.

Sipas Mediut, qytetarëve do ju garantohet punësim dhe ekonomi më e mirë nëse të gjithë refuzojnë të shesin votën dhe dalin pasivisht në votime.

'Shqiptarët duan një jetë ndryshe, duan të punojnë për atë që është e nevojshme për ekonominë e tyre. A kanë mundësi qytetarët për të punuar. Përgjigjen e marrin njësoj si nga e majta dhe e djathta. Nuk duhet të shitet vota pasi do shesësh dinjitetin tënd, politika nuk është pronari ynë. Gjithsecili duhet të votojë. Dalja masive do të ndalojë Edi Ramën'- tha Mediu.

Ndërkohë nga sheshi qendrorë i Shijakut kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka njëherësh edhe kandidat për Deputet në Durrës, ka hapur këtë të mërkurë fushatën elektorale.

Pa respektuar masat anti-COVID dhe duke grumbulluar qytetarët, Duka ashtu si edhe kandidatët dhe aleatët e tjerë të PD-së, kanë akuzuar qeverinë se ka ngritur një sistem jo në mbështetje me qytetarët. Në fund të hapjes së fushatës nuk munguan as takimet me përfaqësues të bizneseve të këtij qyteti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja