Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka thënë sot se e djathta në Shqipëri nuk duhet të anashkalojë çështjen e Reformës Zgjedhore.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi me të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe degëve në rrethe të PR-së ku theksoi se e djathta duhet patjetër të ketë qëllime të kristalizuara mbi objektivat e Reformës Zgjedhore, si implementimi i listave të hapura, identifikimi, numërimi dhe votimi elektronik, financimi i fushatës elektorale nga buxheti i shtetit, çka do të sjellin një garë të ndershme dhe do të zhveshin Kuvendin e Shqipërisë, nga sistemi korruptiv dhe i pazareve me përfaqësuesit e qytetarëve.
Duke nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, jo si një shpresë për të ritkhyer të djathtën në pushtet, por si e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga kolapsi, kryetari republikan u shpreh se “duhet patjetër një qëndrim i unifikuar i së djathtës dhe i opozitës në tërësi, bashke me qytetarët, duke konkretizuar aksionin politik si në Reformën në Drejtësi, ashtu edhe në atë Zgjedhore”.
Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si hap themelor për rikthimin e shtetit brenda kuadrit ligjor, Mediu nënvizoi se e djathta nuk duhet të anashkalojë, madje të ketë prioritet të saj, Reformën Zgjedhore.
“Reforma Zgjedhore dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është detyra kryesore e opozitës”.
Mediu, u ndal në një analizë mbi qeverisjen Rama-Meta, duke e cilësuar si më të keqen dhe më të paaftën ne 25 vitet e fundit.
“Korrupsioni i ulur këmbëkryq në të gjitha institucionet shtetërore, ekonomia në rënie pikiatë me koncensione abuzive dhe investitorë të huaj që largohen çdo dite; shifrat e larta te kriminalitetit që nuk po njeh asnjë pengesë, por përkundrazi, si dhe shpresa e vrarë e shqiptarëve që po tentojnë të braktisin çdo ditë Shqipërinë” tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com