Mediu e Duka në Vlorë: PD të
shikojë me kujdes ofertën e PR
Duka:PD po vepron ndryshe nga ç'thotë

Mediu e Duka në Vlorë: PD të<br />shikojë me kujdes ofertën e PR<br />Duka:PD po vepron ndryshe nga ç'thotë
Partia Republikane rithekson sërish se nëse Partia Demokratike nuk i merr parasysh ofertat e saj për kandidatë të njësive vendore në zgjedhjet e 21 qershorit, do dalë e vetme në këto zgjedhje.
 
Në takimin e radhës të zhvilluar me strukturat e kësaj force politike në Vlorë, deputeti i kësaj force politike, Agron Duka, i propozuar nga PR si kandidat i mundshëm për bashkinë e Durrësit pohon se PD duhet ta shikojë me kujdes ofertën e republikanëve, pasi në të kundërt kjo e fundit mund ta tregojë forcën e saj edhe si e vetme.
 
Në të njëjtën linjë me Dukën ishte edhe lideri i kësaj force politike Fatmir Mediu, i cili shtoi se propozimet e Partisë Republikane janë favoritë kryesor për të dalë fitues në këto zgjedhje.
 
Partia Republikane i ka kërkuar Partisë Demokratike hapësire për të nxjerrë kandidatët e saj në 13 njësi vendore mes të cilave edhe bashkinë e Durrësit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve