TIRANE - Republikanët kërkojnë votën dhe në rrethin më të largët në vend, Tropojë. Në një takim me banorët të qytetit verior, kryetari i PR Fatmir Mediu kërkoi të votohet numri 45, për të vazhduar zhvillimin e vendit me koalicionin e djathtë.
"Të dëgjosh Edi Ramën, si mund të pretendojë ky njeri që mund të përfaqësojë shtetin shqiptar, kur nuk beson në qytetarët e vet, kur nuk beson në institucionet e veta? Votoni PR, numrin 45", tha Mediu.
Kreu i republikaneve u takua me investitorë italianë në një 'call center', ku premtoi lehtësira për biznesin e huaj dhe vendas. “Kam pas nderin dhe kënaqësinë që së bashku të punojmë për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s.
Është arritja më e madhe historike e kombit shqiptar, sepse nuk ka të bëjë vetëm me ne, po me të gjithë shqiptarët ku jetojnë, sepse NATO-n e pretendon dhe Serbia, dhe Maqedonia dhe Mali i Zi.
Ne jemi pa dyshim njerëz që duam që ky Ballkan të jetë i integruar në NATO”, është shprehur Mediu në takim. “Ju ftoj ju me besimin në Zot, me dashurinë për familjen, me respektin për pronën dhe përkushtimin për kombin të votojmë PR, nr. 45", tha Fatmir Mediu.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 09.06.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com