Mediu i bën thirrje qytetarëve për protestë: Pas kësaj opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë!

Mediu i bën thirrje qytetarëve për protestë: Pas kësaj opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë!

Partia Republikane i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve se sot duhet të dalin në protestë për artistët pas prishjes së Teatrit. Në mbledhjen me Kryesinë e Partisë Fatmir Mediu thotë se pas kësaj proteste opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“PR do të jetë sot me artistët. Opozita jo vetëm do të jetë e bashkuar brenda vetes së saj, por do jetë me çdo qytetar, të majtë e të djathtë. Nuk është vetëm protesta e sotme, por opozita duhet të hapë sytë e saj dhe të qytetarëve se nuk duhet të vazhdohet kështu. Rama po e rikthen vendin në kohët e errëta të diktaturës. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PR kemi kërkuar një mbështetje dhe angazhim masiv për protestën e sotme. Pas kësaj proteste, opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme,”- tha Mediu.

 


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia