TIRANE - Kryetari i PR Fatmir Mediu zhvilloi një takim me kongresmenët amerikanë të cilët konfirmuan mbështetje për reformat që çojnë drejt liberalizimit të vizave me SHBA. Gjatë ditës Mediu zhvilloi një takim me fasonët ku tha se heqja e TVSH për makineritë përbën një tjetër lehtësi ndaj biznesit.
"Ne kemi bindjen që e vetmja mënyrë për të vazhduar përpara është të mbështesim biznesin, e vetmja mënyrë që të garantojmë ecurinë e këtij vendi, zhvillimin ekonomik të këtij vendi dhe sidomos punësimin e shqiptarëve është mbështetja e biznesit.
Prandaj qeveria kohët e fundit ka marr disa vendime të rëndësishme sidomos heqja e taksave dhe TVSH-së për makineritë e pajisjet. Ideja e PS për të rritur taksat do të thotë që të rëndohet biznesi ku ju punoni, që të mos ketë mundësi ta vazhdojë akoma më tej atë", tha Fatmir Mediu, kryetar i PR.
"Natyrisht dhe gjatë atyre viteve jam munduar të komunikoj me elektoratin tim me të dy krahët, gjë që do e bëj e të në ardhmen. Kjo është marrëdhënie humane. Përsa i përket marrëdhënies politike, ky është një mandat i djathtë, kështu që çdo lloj mendimi merret në bazë të bindjeve politike të PR”, tha Mediu.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com