Mediu me shtabin elektoral: Rama ofendon shqiptarët si dembel dhe të paaftë, do u sjelli punëtorë nga Bangladeshi! Përdoreni votën për të ndryshuar të ardhmen

Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me shtabin e tij elektoral ku nuk ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama, për të cilin shprehet se është i vetmi që ç’bën vlerat dhe tradita e vendit tonë. Sipas tij Rama nuk ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe dinjitetin e njerëzve, por i ofendon ata duke i cilësuar si dembelë dhe të paaftë dhe për këtë do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi. Mediu tha se Rama kërkon largimin e njerëzve  dhe jo zhvillimin e vendit për t’i mbajtur ato këtu.

“Dua t`ju falënderoj sinqerisht sepse familja republikane është familja e njerëzve të mirë dhe dua që gjithësecili nga ju të jetë krenar. Edi Rama ka ardhur tek ajo pikë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë tonë kombëtare, do të ç’bëjë edhe vendin tonë dhe vlerat, traditën dhe çdo gjë që ka qenë e vlefshme dhe e pacenueshme nga ndonjë politikan, qeveri apo forcë politike. Edi Rama thotë që shqiptarët janë dembelë, shqiptarët nuk dinë, janë të paaftë, prandaj duhet të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India, që të vejë në lëvizje ekonominë shqiptare, sipas Edi Ramës.  Edi Rama pas kësaj fsheh një qëllim tjetër, sepse Edi Rama e di që gjithësecili nga ju nuk e ka mendjen vetëm të hajë, të pijë dhe të flejë gjumë, por beson tek dinjiteti, beson tek liria dhe nëpërmjet lirisë të krijojë mundësi për të ecur në rrugën e vet, duke u përballur me të keqen. Prandaj Edi Rama do që shqiptarët të largohen nga Shqipëria.

Unë nuk kam njohur apo të kem lexuar një njeri i cili nga mëngjesi deri në darkë të shajë, të fyejë, të përbuzë, jo vetëm kundërshtarin politik, por çdo shqiptar që i del përpara dhe ka një mendim tjetër. Njeri i cili në çdo moment i shërben vetëm interesave të veta të pushtetit dhe nuk pyet se ç`ndodh me njerëzit”, tha Mediu.

Ndërsa u kërkoi votën për koalicionin “PD-Aleanca për Ndryshim”, Mediu tha se ky koalicion ka në programin e saj vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës, rivlerësim të legjislacionit për pronën, kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut.

Mediu tha se vota nuk është pronë e asnjë partie dhe se qytetarët duhet që përmes saj të shprehin vlerat njerëzore dhe të rikthejnë besimin në qeverisjen e vendit.

“Ne kemi arritur tashmë me Partinë Demokratike të biem dakort në vlerësimin real të çështjes së të drejtës së pronës. Sot kemi një qëndrim të përbashkët, rivlerësim të legjislacionit për pronën, kthim të pronës tek pronari dhe kompensim me vlerën e tregut. Këto janë qëndrime të reja, jo të Partisë Republikane, por janë qëndrime të reja të së djathtës, duke e sjellë atë në binarët real të raporteve të drejta, sepse liria pa pronën nuk mund të funksionojë. Prandaj gjithë përpjekja jonë është që të fitojë koalicioni, por të fitojë dhe Partia Republikane bashkë me koalicionin. Është shumë e rëndësishme të votojmë për numrin 9, por të kërkojmë me bindje dhe me kurajo për të votuar për numrin 7.

Pra ne nuk kemi pse të druhemi që të kërkojmë atë që është e drejta jonë. Vota nuk është pronë e asnjë partie. Vota është marrëdhënie njerëzore, është besim, është vlerësim që na japin njerëzit. Prandaj le të kërkojmë votat tona tek të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, majtas, djathtas, miq, shokë, familjarë, të gjithë të dalin dhe të votojnë “Aleancën për Ndryshim””, tha Mediu.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 14/04/2021 06:21

    cja fute kote ne keto 30 vjete eshte i pari qe ka punuare pere kete vende ,ai puno ju saboto ,po pere ke te votojne o legen per ty qe na hodhe ne here hyy krrimbate e gjizes

    Përgjigju
  • Turi dashnori Mones: 14/04/2021 04:58

    O Mehdi gabelokrimineli. Ti je politikan i djegur. Partia republikane as nuk ekziston. Mos ish per birishen, ti do ishe kalbur ne burg o gabel. Harram i qofte ati qe te voton ty.

    Përgjigju
  • Iris: 14/04/2021 02:32

    Mund te te vije inat,por Rama ka te drejte pjeserisht.Shqipot jane te afte,por qe jane dembela,kjo nuk diskutohet.Mjafton te shohesh te rubrika /Aktualitet/,sot ishte nje artikull per qendren shendetsore te fshatit Kolsh/Kukes.Qendra ishte shume e vogel,por catia i ishte bere sikur i kishte rene bomba,pllakat e oborrit ishin shkulur,lageshtire ,myk ,suva e rene gjithandej dhe prane nderteses,bar i eger, tulla e mbeturina ndertimore.Dhe banoret qaheshin,ankoheshin e kerkonin ndihme nga shteti.Ve bast qe shtepite e tyre,ata banore i kane shume me te mira,por ama te mblidheshin dhe t'a rregullonin vete,ate ndertese dhe pjesen qe e rrethon qe nuk ishte me e madhe se stalla e lopeve te tyre,as qe behej fjale.200 banore ka zona sikur nga dy gjera te sillte secili,ajo ndertese behej si e re.Por jo shqipot nuk duan as te fusin doren ne portofol,as te ndertojne.Parate preferojne me mire t'i humbin ne kazino e klube,se sa ne gjera te dobishme dhe pastaj ju vjen inat pse vine puntore emigrante.Kur jeni dembela,hapni krahun dhe lerjuani vendin atyre qe me te vertete punojne e sakrifikojne!!

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/04/2021 22:13

    Te pakten Rama nuk te hedh ne ere!!!!!

    Përgjigju
  • Cubi: 13/04/2021 20:10

    Hallall tek e trasha fatmir gerdeci. Ti je e ardhmja!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 13/04/2021 19:45

    O shqiptare kudo qe ndodhe niente. Doni shqiperine si gerdeci? Doni nje 21 janarin te rikthehet me kriminelet dhe pergjegjesit te padenuar?doni permbajtur te drejtesise?voto niente fatmir gerdecin dhe lulzimi bashen

    Përgjigju
  • erandi: 13/04/2021 19:06

    Vrasesi i Gerdecit eshte turpi i kombit. Te vrasesh 26 njerez dhe te behesh debutet vetem partia demokratike e ben.

    Përgjigju
  • meri: 13/04/2021 15:53

    Ti je i perlyer me gjak nga koka deri tek thonjet e kembes,te vij turp ty,dhe atyre qe te perkrahin ty.Ku e gjeni kurajon qe ,i kerkoni vot ketij populli qe e keni masakruar,dhe nuk keni mbajtur asnji lloje pergjegjesie?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen