Mediu me të rinjtë dhe gratë në Tiranë: Dilni votoni masivisht, më 25 prill përplasen dy botë , ajo e korruptuar e Ramës dhe demokracisë që kërkojnë shqiptarët

Fatmir Mediu ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht se çfarë bindje politike ka. Gjatë takimit që zhvilloi me të rinjtë dhe gratë në Tiranë, Mediu tha se 25 prilli do të sjellë përplasjen e dy botëve, atë të korruptuar të Edi Ramës dhe atë demokratike që kërkojnë shqiptarët.

"Në 25 Prill, përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, ku të luftohet korrupsioni dhe krimi. Duhet t`i kërkoni gjithsecilit të dalë dhe të votojë, pavarësisht çfarë bindje politike ka. Duhet të dalë dhe të votojë dhe të tregojë që fatin e vet e vendos ai vetë. Pastaj mendoj që duhet të gjykojë se si duhet të votojë. ", tha Mediu

Mediu tha se koalicioni i PD me aleatët e tjerë ka në fokus të saj dinjitetin njerëzor, rimëkëmbjen ekonomike dhe ndihmën e biznesit. Ai tha se një rëndësi të veçantë ka edhe rinia që nga arsimi i tyre e deri tek punësimi duke moj lejuar largimin nga vendi.

"PD-“Aleanca për Ndryshim”, duke vendosur në qendër të programit të saj, ideve të saj, forcën dhe rolin tonë si njerëz, dinjitetin tonë, punën dhe njëkohësisht ndihmën për familjen, që të zhvillojnë ekonomitë e tyre familjare dhe ekonominë kombëtare, ndihma karshi biznesit për të zhvilluar punësimin, ndihma karshi arsimit për të garantuar arsim kualitativ për të rinjtë dhe të rejat, një sektor shëndetësor, i cili të funksionojë dhe të na gjendet në ndihmë në momentet më të vështira të jetës sonë, janë besoj rrugët e ndryshimit të jetës sonë dhe për të realizuar qëllimet tona", tha Mediu.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen