Mediu mesazh të fortë deputetëve:
S’jemi zotër, duhet të reflektojmë

Mediu mesazh të fortë deputetëve:<br />S’jemi zotër, duhet të reflektojmë<br>
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka befasuar me deklaratën e mbajtur në seancën e sotme plenare. Përtej një politikani, Mediu iu ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij të reflektojnë të paktën si qenie njerëzore, teksa ka folur për pronat.

Ai tha se është kundër çdo lloj ligji që vjen në Kuvend dhe që mohon të drejtën e pronarëve. Më tej, duke iu drejtuar sërish deputetëve të Kuvendit, Mediu tha se ka ardhur koha të fillojnë të gjithë të kuptojnë rolin që kanë, duke shtuar se nuk janë zotër, dhe si të tillë duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve.

“Ka ardhur koha të fillojmë të kuptojmë rolin që kemi në Kuvend. Ne nuk jemi zotër, por duhet të respektojmë të drejtat e pronarëve. Pushteti absolut kontrollon të drejtën e qytetarëve, prandaj ka krim, korrupsion. Jam kundër çdo lloj ligji që vjen në këtë Kuvend, që mohon të drejtën e pronarëve. Duhet të reflektojmë jo si politikanë, por të paktën si qenie njerëzore”, tha Mediu. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se miratimi i rezolutës e bën më efikase luftën ndaj korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra

Vjedhja me mikrokreditë, Kikia: Skemë kriminale! Një qytetari i kishin bllokuar 24 ha tokë për 12 mln lekë të vjetra