Mediu mohon miqësinë me Kajollin
Avokatja: Ndalimi i paligjshëm

Mediu mohon miqësinë me Kajollin<br />Avokatja: Ndalimi i paligjshëm
TIRANE- Avokatja Rezarta Plaku, në një prononcim për gazetën “Shqiptarja.com” shprehet se ndalimi i biznesmenit Fatmir Kajolli është i paligjshëm për shkak se ai është bërë mbi bazën e dy vendimeve gjyqësore të fotokopjuara dhe jo origjinale.

Sipas saj prokuroria dhe policia janë nxituar duke kryer veprime të kundraligjshme. Rezarta Plaku nënvizoi se e kishte bazuar mbrojtjen e saj në dy pika kryesore, me të cilat ju drejtua gjykatës për lirimin e klientit të saj. “Unë i kam kërkuar gjykatës lirimin e klientit tim për shkak se së pari ndalimi është bërë duke përdorur dy vendime të fotokopjuar dhe jo origjinale siç e kërkon procedura ligjore. Më tej kam përdorur dhe faktin se Fatmir Kajolli nuk ka rezikshmëri për arratisje, pasi edhe në rast se do tentojë të ikë ai do arrestohet në shetet e tjera ku do shkojë, pasi ekziston një urdhër arresti për të. Plus që ai ushtron prej disa vitesh detyrën e anëtarit të këshillit në bashkinë e Fierit, dhe ska arsye të largohet”-shprehet avokati Rezarta Plaku.

E pyetur nga gazeta nëse gjatë këtyre viteve Fatmir Kajolli ka udhëtuar në ndonjë rast jashtë shtetit, Plaku shprehet se 47- vjeçari nuk ka bërë asnjë udhëtim. “Ai ka qëndruar gjithmonë në Shqipëri, ska pasur arsye të udhëtonte jashtë, pasi të gjithë aktivitetin e biznesit të tij e ka në Shqipëri”-thekson avokatja Rezarta Plaku. Fatmir Kajolli u ndalua tre ditë më parë për shkak se drejtësia Italiane e ka dënuar me 40 vite burg.

MEDIU:  NUK E NJOH KAJOLLIN
Nderkohë që kreu i Partisë Republikane, njëherësh ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu ka hedhur poshtë miqësinë me Fatmir Kajollin. Në një prononcim të shkurtër për Gazetën Shqiptare  Mediu ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Kajollin dhe se akuzat janë të sajuara.
 “Nuk merrem me akuza të pabaza dhe të sajuara”,- deklaroi z.Mediu. Fatmir Kajolli është anëtari i PR-së në Këshillin Bashkiak të Fierit dhe përflitet për lidhjet e tij të ngushta me Fatmir Mediun, Sokol Olldashin dhe Enkelejd Alibeaj.
(eq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion