Mediu në Berat: Pushteti s'mund
të blejë dinjitetin e shqiptarëve

Mediu në Berat: Pushteti s'mund<br />të blejë dinjitetin e shqiptarëve
BERAT- Nga një takim me banorët e Beratit kreu i republikanëve Mediu foli sërish për çështjen e blerjes së votës.Mediu u shpreh se faktori ndërkombëtarë e di se çfarë po ndodh në Shqipëri prandaj bën thirrje, tha ai që mos e sheshim votën.

“Tashmë i gjithë faktori ndërkombëtar e di se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe jep një paralajmerim te qartë duke na bere thirrje si qytetare te mos e shesim voten, por nga ana tjetër ky është një paraljmerim për pushtetin, për ata që  mendojnë se mund te blejnë lirine tonë, jetën tonë, shpirtin tonë. Motra dhe vellezer vota eshte fuqia jonë, është familja jone, janë fëmijët tanë, është e ardhmja  jonë. Ne nuk mund t`a shesim nderin dhe dinjitetin, ne nuk mund t`a shesim të ardhmen tonë”- u shpreh Mediu

Kryerepublikani Fatmir Mediu ishte i shoqëruar në takim nga kandidati i APPD Kasem Mahmutaj për të cilin tha se është alternative e duhur dhe do ti shërbejë atyre duke i kërkuar mbështetje në zgjedhjet e 21 qershorit. “Është momenti të votoni kandidatin që vjen për ju në bashkinë e Beratit, votoni PR me numrin 13”- tha ai

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë