Mediu në forumin kundër terrorizmit:
Sfidat e vendeve janë të përbashkëta

Mediu në forumin kundër terrorizmit:<br />Sfidat e vendeve janë të përbashkëta
Sfidat e vendeve anëtare në NATO janë të përbashkëta sa i takon çështjeve që prekin luftën ndaj terrorizmit, pasi ato duhet të përfshijnë të gjithë aktorët politik.
Kështu ka deklaruar Fatmir Mediu në forumin “Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan” që u organizua nga Komiteti i Sigurisë dhe shërbimit ushtarak te Senatit te SHBA.

Lufta kundër terrorizmit është një luftë e gjatë dhe e vështirë si dhe një sfide reale për Ballkanin. Lufta kundër ISIS kërkon një veprim proaktiv dhe të koordinuar në kuadër rajonal dhe global. Shqipëria anëtare e NATO-s dhe Ballkani në NATO nuk janë thjeshtë një pasaportë sigurie, por një pjesëmarrje serioze duke plotësuar gjithë detyrimet. Bashkëpunimi rajonal në fushën e inteligjencës dhe sektorit të Sigurisë është domosdoshmëri” ka thënë Mediu.

Ndërkohë, Pandeli Majko i pranishëm po ashtu në këtë forum, duke vendosur theksin në rëndësinë e luftës kundër ISIS theksoi hapat konkret që ka bërë Shqipëria si pjesë e Aleancës, ndërhyrjet në legjislacion për të ndaluar pjesëmarrjen në luftën në Siri, reduktimin e tyre pothuaj në zero kohët e fundit si dhe mbështetjen ushtarake të kurdëve dhe Peshmergëve.

Në takim morën pjesë autoritete të larta nga Ballkani, deputete te kuvendit Shehu dhe Veliaj, përfaqësues të Kosovës, Mali i Zi, Turqisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Bullgarisë si dhe Austrisë. Po ashtu ishin të ftuar autoritete të fushës së mbrojtjes dhe inteligjencës Senatori Inofe, Senatorin Rounds, Kongresmeni Aderholt dhe Kongresmeni Jolly Kongresmeni MCween, Kongresmeni Davis
 
Ambasadori Jeffrey theksoi se ka nevojë urgjente për një zgjidhje ushtarake dhe Amerika e ka potencialin për ta përballuar ushtarakisht këtë situatë dhe e vetme por kjo nuk është një sfidë thjeshtë për Amerikën, por është një sfidë për gjithë njerëzimin.

Senatori McCain pasi shprehu mbështetjen për këtë forum të rëndësishëm theksoi se një koalicion i gjerë ushtarake me ndërhyrje Amerikane në Siri, së bashku me vendet e NATO-s dhe veçanti Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin është e domosdoshme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois