TIRANE - Kryetari i PR Fatmir Mediu, prezantoi në Kombinat kandidatin për deputet Afrim Tola. Ai u shpreh se Tola, përveçse ish-sportist i talentuar ka të tjera vlera si thjeshtësia, ndershmëria besimi në Zot.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin edhe miqtë e kandidatit Tola, ish-futbollistë të kombëtares dhe futbollist aktual të saj. Mediu falenderoi pjesemarrjen e futbollistëve Erjon Bogdani, Ansi Agolli, Agustin Kola, Saimir Patushi e të tjerë që ishin në atë takim për të mbështetur mikun e tyre Tola.

Kryetari i PR veçoi si arritje të rëndësishme, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave“Do luftojmë deri në fund për të zgjidhur çështjen e pronave si një ndër me thelbësoret që ndikojnë në ndërtimin e shtetit ligjor”, tha Mediu.

Duke theksuar se çështja e pronave është një ndër pikat thelbësore të programit të PR, ai risolli në vëmëndje përpjekjet e vazhdueshme të PR për ta zgjidhur. Mediu tha se do t’i kërkojnë ndihmë BE për mbështetje në Çertifikimin e  Ligjit të Pronave. Ndërsa në takimin e Fushë-Krujës Mediu premtoi dhe për mbështetjen e ekipit të futbollit “Iliria”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print0 11.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)