TIRANE - Lulzim Bashën tani e kanë homolog dhe kërkojnë prej tij një angazhim të fortë opozitar. Kryerepublikani Fatmir Mediu i ka uruar fitoren dhe flet për përgjegjësinë dhe fokusin që kreu i ri i PD-së duhet të tregojë në riorganizimin e të djathtës dhe rikthimin e vëmendjes së saj tek grupet që historikisht e kanë mbështëtur pronarët, të përndjekurit apo biznesi.

Për kreun e Demokristinave Nard Ndokën Basha ngjall shpresë për kthimin e shpejtë të së djathtës në pushtet. Mangësi, por jo e parikuperueshme konsiderohet prej tyre mosprania e kreut të demokratëve në Parlament. Dhe cili duhet të jetë roli i Sali Berishës sipas tyre.

Mediu dhe Ndoka e shohin aktiv në të mirë të se djathtës dhe të dy besojnë se Bashës do t’i krijohet hapësira për të treguar veten. I shohin pozitivisht edhe reagimet e brendshme në PD pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Aleatët e Partisë Demokratike kësaj herë më të shumtë në parlament besojnë në një ringritje të shpejtë të së djathtës. Mazhorancën e shohin të dobët, pavarësisht numrit të madh të mandateve parlamentare.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)